Ronaldinho po konsideron të rikthehet në futboll pesë vite pas pensionimit, për të luajtur nën urdhrat e Diego Maradonës te Gimnasia y Esgrima La Plata. 40 vjeçari, që sukseset më të mëdha i ka pasur te Barcelona, ka ndaluari së luajturi futboll në vitin 2015, me Fluminense, si skuadrën e tij të fundit.
Por, Marca në versionin argjentinas, duke cituar El Dia, bën të ditur se Maradona dëshiron të përfshijë në skuadër Ronaldinhon, pasi ka mësuar se fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, është i hapur për këtë lëvizje.
Sidoqoftë, Barcelona është akoma në arrest shtëpiak në Paraguai, pasi akuzohet për hyrje në këtë shtet me një pasaportë false. Ai ishte arrestuar më 5 mars në këtë shtet të Amerikës Jugore së bashku me menaxherin e tij, që njëherit është edhe vëllai i tij, Roberto de Assis, i cili po ashtu akuzohet për të njëjtën vepër.