Chapecoense ka përjetuar një tragjedi të madhe pas një aksidenti ajror ku i ka mbetur e vdekur pothuajse e gjithë skuadra. Rreth lajmeve për veshjen e fanellës së Chapecoense nga Ronaldinho, ka ardhur një konfirmim zyrtar sot.“Nuk ka pasur diskutime. Është e vështirë që tani të flitet për këtë, por e rëndësishme është se Ronaldinho është i gatshëm të ndihmoi Chapecoense në çdo mënyrë”, ka deklaruar vëllai i Ronaldinhos, Roberto Asis, përcjell lajmi.net.