Autoritetet braziliane kanë raportuar që kanë konfiskuar pasaportën e ish-futbollistit të famshëm Ronaldinho. Arsyeja e këtij veprimi nga autoritetet është borxhi prej 8.5 milion euro i Ronaldinhos ndaj shtetit. Sipas ESPN Brazil në gjykatë i është konfiskuar pasaporta edhe vëllait të ish-futbollisti. Për Ronaldinhon nuk është problem ky pasi që ka edhe nënshtetësinë spanjolle që nga viti 2007.