Shtatzënë dhe plot nur Rona Nishliu u shfaq për herë të parë pas më shumë se një muaji në Instagram
Por në fakt është hera e parë që del publikisht me barkun e rrumbullakosur pasi gjithmonë Rona e ka mbuluar.
Sot është ditëlindja e babait të saj dhe Rona e uroi duke publikuar një foto me prindërit, siç duket të shkrepur ditëve të fundit pasi duket të jetë në muajt e vonë të shtatzënisë.
“Gëzuar 60, babushki”, shkruan Rona.