Uashington, 27 janar – Gjykimi i tretë për impiçment të një presidenti në historinë e SHBA-së këtë javë hyn në[ një fazë të re. Senatori republikan Mit Romni sot tha se disa senatorë republikanë mund të kërkojnë dëshmi të reja në Senat.
Opinioni në SHBA pret që Senati, i udhëhequr nga shumica e republikanëve, këtë javë të votojë “për” apo “kundër” ftesave gjyqësore të dëshmitarëve dhe zbulimin e dokumenteve të reja, tani për tani të bllokuara nga Shtëpia e Bardhë.
Debati që të thirren dëshmitarë u ndez mbrëmë, pasi “Njujork tajms” doli me raport ku janë përshkruar pjesë të librit të papublikuar të Xhon Boltonit, ish këshilltar i sigurisë kombëtare të Donald Trampit, në të cilat thuhet se Trampi personalisht e ka njoftuar Boltonin se e mban ndihmën ushtarake për Ukrainën derisa Kievi nuk zbaton hetim për rivalin politik Xho Bajdenin.
Pjesët janë, siç theksohet në raport, nga “dorëshkrimi” i librit (versionit të pabotuar” dhe me gojë janë theksuar nga dëshmitarë të cilët e kanë parë këtë version. Nuk dihet nëse ato pjesë do të redaktohen, sepse avokati i Boltonit, ka dërguar një ekzemplar nga dorëshkrimi për kontroll në Shtëpjnë e Bardhë, për analiza standarde lidhur me zbulimin e materiale konfidenciale, transmeton gazeta KOHA.
Trampi në mëngjesin e sotëm në serinë e tuiteve e përgënjeshtroi raportin e “Njujor tajmsit”.
“Asnjëherë nuk ka folur me Xhon Boltonin se ndihma për Ukrainën është e lidhur me hetimin për demokratët, përfshirë edhe Bajdenin. Nëse Xhon Boltoni e ka thënë këtë, kjo është vetëm për ta shitur librin e tij”, bëri të ditur Trampi.
Njohuritë se Boltoni personalisht e ka ditur për qëllimin e Trampit, nëse pretendimet nga libri janë të sakta, mund ta dobësojë mbrojtjen e presidentit në procedurën gjyqësore për impiçment që sot vazhdon në Senat.
Për këtë demokratët edhe një herë u bënë thirrje senatorëve republikanë të votojnë për këtë që Boltoni të paraqitet në dëgjim këtë javë, menjëherë pas fjalës përfundimtare të mbrojtjes të Trampit. Ish këshilltari deklaroi se do të dëshmojë nëse merr ftesë.
Votimi në Senat për thirrjen e dëshmitarëve dhe materialeve të reja është caktuar për këtë javë. menjëherë pas përfundimit të daljes së mbrojtjes së Trampit. Ekipi i avokatëve të presidentit sot vazhdon me prezantimin e argumenteve kundër revokimit të shefit të shtetit.
Nëse votohet prania e dëshmitarëve të rinj, dëgjimi i Boltonit dhe të tjerëve mund ta zgjatë procedurën me gjykimin për impiçment të Tranpot deri në mes të muajit të ardhshëm.
Nëse megjithatë, republikanët mbesin e tyre të forta dhe i pranojnë argumentet e mbrojtjes, procedura duhet të shkojë në votim deri në fund të javës, për çfarë parashikon që Senati ta lirojë Trampin nga akuza e ngritur nga Dhoma Përfaqësuese, të kontrolluar nga demokratët.
Dhe kjo do të ndodhë para zgjedhjeve të para të demokratëve për kandidatin presidencial të cilat mbahen javën e ardhshme të hënën në Ajovë, dhe para fjalimit përr gjendjen e kombit të presidentit Tramp, të caktuar më 4 shkurt.(koha.mk0