Shkup, 9 tetor – Shumica e romëve në Shkup, më shumë se 40 për qind do të mbështesin kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanovski në zgjedhjet 15 tetorit, ndërsa 31.3 prej tyre do të votojnë Petre Shilegovin e LSDM-së, shkruan gazeta KOHA. Anketa e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe TV Telma ka treguar se nga etnitetet pakicë në Shkup – serbët, turqit dhe boshnjakët janë të vendosur për të votuar Shilegovin (50 për qind e turqve, 43 për qind e serbëve dhe 70 për qind). Për Trajanovskin janë shprehur 29.7 për qind të anketuarve serb, 11.5 për qind e turqve, si dhe 10 për qind e boshnjakëve. Edhe vllehët janë shprehur me mbështetje masive për Shilegovin e LSDM-së, më shumë se 81 për qind, ndërsa për Tranajovskin do të votojnë 8.2 e vllehve të Shkupit. Gabimi eventual i anketës, siç thonë realizuesit e anketës, mund të jetë +/- 2 për qind (koha.mk)