Shkup, 17 janar – Romano Prodi, ish-kryeministër i Italisë dhe kryetar i Komisionit Evropian sot dhe nesër qëndron në Maqedoni me rastin e ndarjes së Çmimit Botëror për Humanizëm për vitin 2019, që ia ka ndarë Akademia për Humanizëm e Ohrit.
Prodi sot në Shkup do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, ndërsa nesër në Ohër në Shtëpinë e Uranisë së ASHAM-it solemnisht do t’i ndahet Çmimi Botëror për Humanizëm.
Romano Prodi është fituesi i trembëdhjetë i kësaj mirënjohje me të cilën Ohri, qyteti i UNESKO-s, tashmë ua ka ndarë nobelistëve Alesandar Solzhenjicin, Herta Miler, legjendave botërorë Daisaski Ikeda, Ravi Shankar, Piter Bruk, Manoel de Oliveira.