Shkup, 18 janar – Ish kryetari i Komisionit Evropian dhe ish kryeministri i Italisë, Romano Prodi, sot në Ohër do ta fitojë Çmimin botëror për humanizëm për vitin 2019.
Çmimin e ndan Akademia ohridase për humanizëm, ndërsa Prodi do ta fitojë për vizionin dhe kontributin e tij në ndërtimin e idesë evropiane.
Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi dje ka mbajtur takim me Prodin, ku theksoi se ky çmim vjen në kohë të vërtetë, te njeriu i duhur, duke marrë parasysh se Prodi ishte pjesë e kryesisë së Bashkimit Evropian në, me të vërtetë momentet kritike për rajonin tonë, dhe kjo është kurorëzimi i kontributit të tij human.
Prodi, me këtë rast tha se Republika e Maqedonisë duhet sërish të vendoset në rendin e parë për inkuadrim në Bashkimin Evropian.
“Procesi moti ka filluar dhe tani vetëm duhet të vazhdojë”, thotë Prodi dhe shtoi se do ta shfrytëzojë tërë kapacitetin e tij në këtë drejtim.
Të dy janë pajtuar se vendet e vogla edhe më shumë i ndjejnë përfitimet nga anëtarësimi në BE.
Ceremonia solemne e dorëzimit të Çmimit botëror për humanizëm do të mbahet në Shtëpinë Urania të ASHAM-it në Ohër.