Futbollisti i Barcelonës, Xherard Pike dhe këngëtarja Shakira janë pranë divorcit. Thashethemet kanë rreth një vit që janë përhapur, por ata të dy e kanë mohuar vazhdimisht. Televizioni spanjoll “TeleCinco” raporton se tashmë nuk ka më dyshime. Ndarja mes të dyve duket e pashmangshme. Shakira dhe Pike po jetojnë ende bashkë vetëm për hatër të fëmijve, por në të vërtetë ata rrinë larg njëri-tjetrit në shtëpi.
Një gazetar i këtij televizioni ka kohë që po monitoron situatën mes të dyve dhe ka vënë re se ata të dy nuk janë asnjëherë së bashku. Gazetari është bërë aq i bezdisshëm për Shakirën sa raportohet që së fundmi ajo e ka çuar të gjyq.