Mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, nuk dëshiron të ndërrojë skuadër, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA. Mediat italiane raportuan gjatë gjithë merkatos së janarit se Juventusi është duke u interesuar për 24-vjecarin dhe se do të tentojë t’ia rrëmbejë atë Milanit gjatë verës. Por, Romagnoli thotë se s’ka dëgjuar për thashetheme të tilla dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga “San Siro”.
“Nuk kam dëgjuar për këto thashetheme”, u shpreh Romagnoli.
“Afati kalimtar nuk është i hapur dhe unë jam i lumtur te Milani. Nuk shoh asnjë arsye për ta ndërruar klubin. Është nder të jesh kapiten i Milanit dhe këto janë thashetheme për të cilat as që kam dëgjuar. Jam shumë i lumtur në Milan dhe për aq kohë sa do të jem i lumtur, dua të qëndrojë këtu”.
24-vjecari është pjesë e Milanit që nga viti 2015, ku u transferua nga Roma për 25 milionë euro. Ai ka bërë deri më tani 135 paraqitje për Kuqezinjtë, duke shënuar 7 gola.