Romë, 4 qershor – Italia ashpër reagoi ndaj veprimit të Austrisë që t’i hapë kufijtë drejt fqinjëve të saj, me përjashtim të Italisë, duke vlerësuar se kjo paraqet diskriminim.
Kryeministri italian Xhuzepe Konte, vlerëson se vendimi i Vjenës zyrtare paraqet diskriminim dhe pyet “nëse Italia duhet ta paguajë çmimin e transparencës së vet, të cilën e ka treguar gjatë kohës së pandemisë”.
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Luixhi di Majo, theksoi se aktet e tilla janë në kundërshtim me frymën e përbashkët të BE-së dhe janë të dëmshme për tregun e vetëm të Unionit, duke shfaqur shpresë se Austria do ta rishqyrtojë vendimin e saj.
Austria prej mbrëmë i ka hapur kufijtë e saj dhe e ka hequr karantinën për shtatë vende fqinje – Gjermaninë, Lihtenshtajnin, Zvicrën, Sllovakinë, Slloveninë, Çekinë dhe Hungarinë, por jo edhe për Italinë.