Romë, 22 tetor – Rajoni Lacio, të cilit i takon edhe Roma, prej nesër do të vendos orë policore, sipas të cilës ndalohet lëvizja nga mesnata deri në 05:00 të mëngjesit.
Me këtë dekret, i cili do të vlejë një muaj, guvernatori Nikolla Xingareti tenton ta pengojë tubimin e njerëzve para restoranteve në kryeqytetin e Italisë.
Lëvizja mund të zhvillohet vetëm në baza urgjente, për punë dhe probleme shëndetësore, që mund të dëshmohen dhe të cilat janë të përshkruara më deklaratë.
Prania në universitete gjithashtu kufizohet dhe do të jetë maksimum 75 për qind të studentëve, me përjashtim të fillestarëve, ndërsa vizitueshmëria e shkollave të mesme do të jetë deri në 50 për qind.
Ora policore nga ora 23:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit tani më është vendosur në zonën e Lombardisë dhe Kampanisë.