Kthehet emri i Aleiks Vidal për Romën, që vazhdon të ndjek me shumë kujdes mbrojtësin spanjoll, i cili është gjithashtu në planet e Atletiko Madrid. Barcelona nuk ka besuar kurrë te futbollisti i rritur te Sevilja, i cili ka përfunduar zgjedhja e tretë e trajnerit Ernesto Valverde për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Sergjo Roberto dhe Semedo.
Kjo është arsyeja përse aventura e tij në Katalonjë mund të mbyllet në janar, me verdhekuqtë të gatshëm për ta shpënë në kryeqytetin e Italisë. Marrëveshja mes Roma dhe Barcelona mund të favorizohet nga prania e drejtorit sportiv Monçi, i cili e njeh shumë mirë Vidal, të cilin e ka pasur te Sevilja nga ku u transferua në “Camp Nou”. Monçi e ka kërkuar futbollistin në formën e huazimit, me të drejtë blerje në fund të sezonit. Barcelona duket e gatshme ta pranojë ofertë, duke qenë se Vidal nuk ka gjetur hapësirë, që kur firmosi për skuadrën “blaugrana” në verën e vitit 2015. Roma duhet të bëj kujdes nga konkurrenca e Atletiko Madrid, që ka kërkuar zyrtarisht futbollistin.
Atletiko kërkon Vidal për të zëvendësuar Huanfran dhe Vrsaljko, për të cilët është vendosur se do të largohen në fund të sezonit. Gjithsesi, miqësia e tij e vjetër me Monçi i jep shpresë Romës dhe mund të rezultojë vendimtare në arritjen e marrëveshjes, që në janar.