Është zyrtare, Karsdorp është një futbollist i ri i skuadrës së Romës. Mbrojtësi holandez i datëlindjes 1995, që të martën ka zhvilluar vizitat mjekësore, mbërriti në Romë nga Feynoord, për një vlerë kompleksive prej 19 milionë euro, prej të cilave 14 milionë të menjëhershme, ndërsa 5 milionë në mënyrë variabël. Holandezi ka nënshkruar me verdhekuqtë deri në 2022. “Transferimi te Roma është një hap i madh për mua. Vij këtu me një dëshirë dhe entuziazëm për të luajtur dhe për të realizuar ëndrrat e mia”, deklaroi Karsdorp gjatë prezantimit. “Di që kam akoma shumë marzhe përmirësimi dhe shpresoi që këtë gjë ta tregoj këtu”, vijoi Karsdorp, i cili te Roma do të veshë fanellën me numrin 26. “Pavarësisht moshës së re, Karsdorp ka shfaqur tashmë cilësitë e tij. jemi të lumtur që mund të besojmë mbi cilësitë dhe shërbimet e tij dhe jemi të sigurtë që karakteristikat e tij do të harmonizohene me idenë e lojës së Eusebio Di Francesco”, deklaroi drejtori sportiv i Romës, Monchi, në fjalën e thënë për faqen zyrtare të klubit. Gjatë sezonit të tij të fundit, Karsdorp ka regjistruar 30 aktivizime, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e titullit kampion në Eredivisie nga Feyenoord pas plot 18 vitesh nga suksesi i tyre i fundit në kampionat.