Trajneri portugez Sergio Conceicao pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Romës, ka raportuar të martën e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.
Bëhet e ditur se drejtori sportiv i Roms, Tiago Pinto tashmë ka nisur bisedimet me Conceicaon. Conceicao aktualisht është trajner i Portos por nuk përjashtohet mundësia që ta merr drejtimin e Romës para përfundimit të këtij edicioni.
Te Roma nuk janë aspak të kënaqur me trajnerin Paulo Fonseca dhe Conceicao po shihet si personi i duhur për ta zëvendësuar.
Conceicao ka kontratë me Porton deri në fund të këtij sezoni kur ka arritur ta kualifikoj ekipin portugez në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi e eliminoi Juventusin.
Conceicao 46-vjeçar është në krye të Portos prej vitit 2017 kurse si futbollist aktiv ka bërë karrierë në Serie A pasi ka qenë pjesë e skuadrave si Porto, Lazio e Inter.