Nicola Kalinic prej kohësh është me valixhe në dorë dhe destinacioni më i mundshëm i kroatit është Italia. Sulmuesi ka admirues që duan ta rikhejnë në Serinë A me Romën dhe Lazion që po duelojnë edhe në merkato mes tyre. Kalinic pëlqehet shumë nga Fonseca që e shikon si alternativë e Dzekos ndërsa Igli Tare i premton më shumë minuta si titullar. Vendimi i takon Kaliniç i cili ka dhënë pëlqimin për të luajtur sërish në Itali ndërsa ende nuk ka zgjedhur fanellën që do të veshë.