Dëmtimet i kanë shkaktuar telashe trajnerit të Romës Paulo Fonseca, që në mesfushë ka vetëm Jordan Veretout të gatshëm dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit i kanë sjellë anglezin 28-vjeçar Jack Rodwell dhe futbollistin nga Lichtensteini Marcel Buchel, në provë.
Përveç këtyre të dyve, në Trigoria pritet të vijë të hënën edhe holandezi 30-vjeçar Vurnon Anita, që është pa klub, pasi i përfundoi kontrata me Leeds United dhe do të provojë shanset e tij për të bindur Fonsecën.
Planet e verdhekuqve janë që të mbajnë dy nga tre mesfushorët, por gjithçka do të varet nga gjendja e tyre fizike, pasi Fonseca ka nevojë për futbollistë që të mund të jenë në gjendje të luajnë në formacion brenda një jave.