Roma Vijon të jetë në kërkim të një emri të besueshëm për qendrën e mbrojtjes dhe së fundi ka dalë në skenë futbollisti me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi. Ky i fundit ka edhe dy vite kontratë me “topçinjtë”, por nuk shikohet si titullar nga Emery dhe mund të largohet në rast të një oferte të mirë.
Verdhekuqtë janë gati ta marrin futbollistin në huazim, me te drejtën e blerjes për 20-25 milionë euro verën e ardhshme, ndërsa edhe paga e Mustafit është e përballueshme, rreth 3 milionë euro.
Një tjetër arsye pse Petrachi e pëlqen futbollistin e kombëtares gjermane, është edhe fakti që ka luajtur në Serinë A me Sampdorian dhe e njeh mjaft mirë kampionatin italian, por tashmë duhet që të arrihet marrëveshja me Arsenalin.