Drejtuesit e Romës po përpiqen të bindin Lorenzo Pellegrinin të rinovojë kontratën. Mesfushori aktualisht ka një kontratë që përfundon në vitin 2022, ndërkohë që ideja e drejtuesve është që ta shtyjnë atë deri në vitin 2024.
Por përveç zgjatjes së bashkëpunimit, qëllimi i klubit verdhekuq është heqja e klauzolës për prishjen e kontratës, që aktualisht kap një shifër modeste prej 30 milionë eurosh.
Pellegrini pëlqehet shumë nga Juventus, por edhe nga Tottenham, që një shifër 30 mln euro janë të gatshme ta paguajnë shumë lehtë në rast se mesfushori i talentuar jep ‘ok’ për një largim nga verdhekuqtë.