Leicester City ka marrë një ofertë të freskët nga gjigantët italianë Roma. Mesfushori algjerian ka tërhequr vëmendjen e Arsenal, Barcelona dhe Juventus pasi u rikthye në formë në fund të sezonit. Mahrez udhëhoqi Dhelprat të fitonin Premier League në 2016. Ndërkohë që është zbehur interesi Topçinjve, Barça-s dhe Juves, ka dalë në skenë një emër i ri.
Klubi i Serie A ka filluar përgatitjet për operacionin që do të sillte Mahrez në “Olimpico”. Trajneri i Roma-s Di Francesco ka kërkuar një pasardhës të cilësisë së lartë për të zëvendësuar Salah, i cili shënoi 15 gola gjatë sezonit të kaluar.