Claudio Ranieri ka mbërritur në Romë. Ai u largua nga Londra herët në mëngjes, teksa është gati për të vijuar aventurën në Serina A, shkruan Albeu.com, përcjell gazeta KOHA. Ranieri fillimisht do të nëshkruajë për 3 muaj ndërsa në fund të sezonit do të vendoset e ardhmja e tij. Megjithatë në rast se tekniku kualifikon Romën në Champions, ai pritet të konfirmohet në fund të sezonit.
Ranieri do të debutojë të hënën në stol kundër Empolit për ndeshjen e Serisë A. Ndërkohë ky është një rikthim për Italianin në Romë pasi ka drejtuar verdhekuqtë 8 vjet më parë nga viti 2009 deri në vitin 2011.