Roma nuk po kalon një periudhë të mirë gjatë javëve të fundit, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për talentin Nicolo Zaniolo. 19-vjecari është kthyer në një nga lojtarët bazë të formacionit të Eusebio Di Francescos, duke bërë paraqitje shumë të mira në fushën e lojës.
Lidhur me këtë fakt drejtuesit verdhekuq dëshirojnë të blindojnë një nga lojtarët që shikohet si e ardhmja e futbollit italian, duke i ofruar atij rinovimin e kontratës me një përmirësim të pagës. Nicolo Zaniolo u transferua te Roma në verën e 2018, si pjesë e marrëveshjes që bëri të mundur kalimin e Nainggolan te skuadra e Interit.