Chris Smalling ka impresionuar te Roma këtë sezon dhe drejtuesit e klubit verdhekuq duan ta blejnë përfundimisht mbrojtësin për të cilin nuk do të jetë aspak një operacion i lehtë. Në verë 30-vjeçari u huazua për një sezon dhe klubet shmangën vendosjen e mundësisë së blerjes për 20 milionë euro dhe tashmë te Roma janë penduar për një veprim të tillë pasi Manchester United kërkon plot 30 milionë euro për kartonin e tij drejtori sportiv Petrachi mësohet se ka bërë një ofertë prej 17 milionë euro por Manchester United nuk bën asnjë lëshim duke parë edhe klubet e tjera të interesuara për të blerë Smalling.