Me mungesën e detyruar të Dzekos, Patrick Schick duhet të kishte marrë situatën në dorë te Roma, por 22-vjeçari nuk po arrin të japë rezultatet e prituara prej tij. Duke parë situatën e krijuar, drejtuesit e verdhekuqve po mendojnë ta largojnë futbollistin në formë huazimi, në mënyrë që ai të përmirësohet duke luajtur më shpesh. Ekipi i Sampdorias do ta rimerrte me dëshirë në huazim çekun për pjesën e mbetur të sezonit, për të rindezur te ai “zjarrin” që te Roma duket se është shuar.