Roma e Interi e kritikojnë ashpër gazetën për ballinën raciste

1

Roma, Interi e shumë të tjerë e kanë kritikuar ashpër gazetën Corriere dello Sport për publikimin e një artikulli në ballinë të titulluar “E premtja e zezë” (ang. Black Friday), që ka për protagonistë Romelu Lukakun dhe Chris Smallingun.

Titulli “E premtja e zezë”, me dy lojtarët me ngjyrë Romelu Lukakun e Interit dhe Chris Smallingun e Romës në fotografinë e ballinës së gazetës, kanë nxitur reagime të mëdha të enjten.

Gazeta italiane me këtë i është referua fenomenit e premtja e zezë, para ndeshjes mes Interi dhe Romës këtë të premte.

Megjithatë, ballina i referohej edhe dy lojtarëve me ngjyrë të transferuar në Inter dhe Romë, përkatësisht, nga Manchester Unitedi këtë verë.

Nuk është çudi që zgjedhja që ka bërë gazeta për ballinë ka shkaktuar kritika të mëdha në rrjetet sociale, në mesin e të cilave është edhe faqja zyrtare e Romës në rrjetin social Instagram.

“Askush:
Absolutisht askush:
As një shpirt i vetëm:
Shkruesi i ballinave te Corriere dello Sport:”, ironizoi faqja zyrtare e Romës në Twitter.

“Futbolli është pasion, kulturë dhe vëllazëri. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi në kundërshtim të çfarëdo forme të diskriminimit”, ka shkruar faqja e Interit.

“Jemi pa fjalë #JoRacizmit #Largojeni”, shkroi faqja e Fiorentinës.

E tërë kjo vjen vetëm një javë pasi 20 klubet e Serie A e nënshkruan një letër duke kërkuar masa të rrepta kundër racizmit, pasi ky sezon është prishur tashmë nga incidentet e shëmtuara raciste.

Corriere dello Sport nuk e ka hequr ballinën ende e as nuk ka reaguar me ndonjë deklaratë, vetëm se ka nënvizuar se shumë italianë nuk e kuptojnë çfarë është racizmi.

 

Comments are closed.