Nëse Roma arrin të kalojë fazën e grupeve të Çampionsit, në arkat e klubit verdhekuq do të shkonin edhe 15 milionë euro, shumë që stimulon drejtuesit të ndërhyjnë në merkato, për të plotësuar organikën me elementë mjaft cilësorë në reparte të veçanta.
Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Romës, Monçi, ka shënjestruar mbrojtësin uruguaian, Hose Himenez, i ditëlindjes 1995 dhe në skadencë kontrate me Atletikon e Madridit. Roma është interesuar edhe gjatë sezonit të kaluar për këtë futbollist falë lidhjeve spanjolle të Monçit, i cili ka pasur një kontakt me drejtuesit e “Los Colchoneros” me rastin e përballjes së parë mes Romës dhe Atletikos në “Olimpico”.
Ndoshta biseda për këtë futbollist do të vijojë më 22 nëntor, kur Roma të kërkojë pikën e kualifikimit në “Wanda Metropolitano”.