Robin Olsen duhej të ishte zëvendësuesi i Alisson te Roma, por suedezi i ka zhgënjyer të gjithë dhe drejtuesit tashmë kanë nisur punën për një tjetër emër. “Gardiani” i përzgjedhur nga verdhekuqtë është Mattia Perin, i cili nuk gjen vend si titullar tek Juventusi, që për efekt bilanci mund të pranojnë ta shesë por jo për më pak se 25 milionë euro.
Perin u ble për 15 milionë euro një vit më parë dhe duke pare garancitë që ofron Szczesny mund ta lejojnë portierin Italian që të transferohet te Roma, ku do të ketë edhe shansin për të qenë titullar i padiskutueshëm.