Roma arrin marrëveshje personale me Pastoren

9

Mediat italiane raportojnë se Roma ka arritur marrëveshje personale me Havier Pastoren, i cili do të fitojë katër milionë euro në vjet dhe pritet vetëm marrëveshja me Paris Sen-Zhermen. Burime të shumta, si “Tuttomercatoweb”, “SportItalia” dhe ‘Corriere dello Sport” raportojnë për një marrëveshje të Romës me yllin argjentinas.  Sipas këtyre mediave italiane, takimi i sotëm mes drejtorit sportiv të Romës, Monçi dhe agjentit Marselo Simonian, ka rezultuar me një marrëveshje. Raportohet se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë katër vjeçare, me Pastoren që do të përfitojë katër milionë euro në sezon te Roma. Tani Roma është duke punuar për një marrëveshje me PSZH-në, në bazën e 15-20 milionë eurove plus bonuseve. Në rast transferimi të Pastores, ky do të ishte një rikthim në Serie A për reprezentuesin 29-vjeçar argjentinas, i cili luajti te Palermo. Ai u transferua nga klubi sicialian te ai parisien në vitin 2011 për shifrën e 42 milionë eurosh. Me ardhjen e Pastores te Roma, Ragja Nainggolan pritet t’i bashkohet Interit

 

 

Comments are closed.