Rolls Royce dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta (FOTO/VIDEO)

Fëmijët që presin të operohen në spitalin St Richard në Sussex të Anglisë, mund të luajnë me makinën e vogël nga Rolls Royce. Modeli STR është krijuar pikërisht për të vegjlit, që të heqin mendjen nga intervenimi dhe terapia së paku për pak qaste, transmeton Telegrafi. Vetura që arrin deri në 16 kilometra në orë, mund të lëvizë lirshëm nëpër korridore, sepse motori prej 24 voltësh nuk lëshon zhurmë. Deri më tani, është vetëm ky institucion shëndetësor që e ka këtë veturë të prodhuesit britanik, por pritet që krijohen dhe të shpërndahen edhe në spitale tjera. Në anën tjetër, makina që ngjanë me modelin Ghost ka marrë mbi 400 orë kohë nga punëtoria e Rolls Royce, ku krijohen veturat e zakonshme.