Uashington, 28 qershor – Roling Stouns e kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Tramp se do ta padisin nëse ai vazhdon të shfrytëzojë këngë të tyre në tubime gjatë fushatës.
Në kumtesën e ekipit të juristëve të grupit të famshëm, thuhet se është vendosur bashkëpunimi me organizatën BMI, që merret me mbrojtjen e të drejtave autoriale, me qëllim që të ndërpritet përdorimi i paaturizuar i muzikës së tyre, njoftoi Bi-Bi-Si.
BMI, në emër të Stounsit, e ka njoftuar ekipin e Trampit se përdorimi i këngëve të tyre pa leje do të jetë shkelje e marrëveshjes për licencë dhe do të bëhet lëndë e procedurës juridike.
Tramp e ka përdorur këngën “You Can’t Always Get What You Want” gjatë tubimit të paradokohshëm në Tulsa, Oklahomë. Këngën e njëjtë e ka përdorur edhe gjatë fushatës në vitin 2016.