Rouan Atkinson thotë se me siguri nuk do të luajë më rolin e Mr. Bean, sepse ka përshtypjen se ka bërë çdo gjë që është dashur të bëhet me atë rol, i cili i solli famë botërore gjatë viteve të 90-ta, transmeton koha.mk.
“Dyshoj se ai do të paraqitet serish. Në një moment vjen në një pikë kur kupton se ke bërë çdo gjë që është dashur të bëhet. Edhe pse, kurrë mos thuaj kurrë”, është shprehur komediani britanik 63 vjeçar, në shoun e Grem Norton.
Atkinson për herë të parë është paraqitur në këtë rol në vitin 1990, në kuadër të serialit prej 15 kapitujve, të përpiluara nga komediani dhe skenaristi Riçard Kertis. Seriali është shikuar nga 19 milion njerëz dhe prej saj kanë dalë seriale të animuara dhe dy filma, ku i fundit doli në vitin 2007.