Rrëfimi për Krushën vjen përmes flimit “Zgjoi”, i cili përfundoi xhirimet. Aktorja e njohur, Yllka Gashi pas një pauzë është rikthyer në aktrim përmes rolit Fahrijes protagoniste kryesore në filmin “Zgjoi” i bazuar në ngjarje të vërtetë. Për Yllkën përveç si rikthim ky është edhe filmi i parë i metrazhit të gjatë që e sjell atë në rolin kryesor, shkruan rtv21.tv. Xhirimet e “Zgjoi” kanë përfunduar sot, këtë e ka bvërë të ditur vet Yllka përmes një postimi në Facebook.
Duke e cilësuar këtë si eksperiencën më të mirë të karrierës së saj, Yllka ka falënderuar gjithë ekipin realizues të këtij filmi. “Mas tri jave prova, e 29 diteve te nji pune jashtezakonisht intenzive, me lodhje e rraskaptije fizike, psiqike e shpirtnore, dje i kemi perfundu xhirimet e filmit “Zgjoi” me skenar e regji te Blerta Bashollit, prodhuar nga Ikonë Studio. Per keto 20 vjet qe merrem me aktrim, asnjehere nuk me ka ndodhe me u knaqe e permbushe profesionalisht ma shume. I falenderoj perzemersisht krejt ekipin e filmit, djem e cika te reja, punetore e njerez te mire. Me juve cdo dite ka qene avanture n’veti! Falemnderit shume per kujdesin, shoqnine e respektin qe ma keni dhane gjate ksaj kohe. Natyrisht qe filmit tone i deshiroj suksese te shumta, po pa marre parasysh cka sjell e ardhmja e cfare fati na percjelle, per mu ma e randsishmja osht, qe prej ksaj pervoje me ju kane me m’percjelle veq kujtime te bukura e t’paharrushme! “, ka shkruar ndër tjerash Yllka në Facebook. Mas tri jave prova, e 29 diteve te nji pune jashtezakonisht intenzive, me lodhje e rraskaptije fizike, psiqike e…Gepostet von Yllka Gashi am Freitag, 12. Juli 2019
Filmi “Zgjoi” është i bazuar në historinë e vërtetë të Fahrije Hoti, nëpërmjet së cilës pasqyrohet tregimi për Krushën vendi më i prekur nga lufta në Kosovë.
Zgjoi” që për regjisore e skenariste ka Blerta Bashollin. Aktorët në rolet kryesore janë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Kaona Sylejmani, Mal Safqiu, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Blerta Ismaili, Molikë Maxhuni, Valire Zeneli etj.