Bruksel, 5 tetor – Sipas informacioneve të Rojters-it Gjermania propozon ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në tentim që të arrijë kompromis midis të gjitha vendeve-anëtare të BE-së më 15 tetor.
“Sipas planit të propozuar këtë javë deri te ministrat e 28 vendeve-anëtare të cilat duhet të diskutojnë nga mesi i tetorit është kompromis i mundshëm midis atyre që tentojnë t’i afrojnë vendet ballkanike drejt BE-së dhe atyre të cilët ofrojnë rezistencë si Franca, Holanda dhe Danimarka”, shkruan Rojters.
Agjencia përkujton se Gjermania para disa javëve votoi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por me kushte shtesë për Tiranën.
Në draft-konkluzionet e Këshillit të Ministrave propozohet që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat para përfundimit të këtij viti, por jo edhe Shqipëria.
Drafti thotë “duke pasur parasysh progresin e arritur, BE-ja vendos të fillojë negociata inkuadruese me Maqedoninë e Veriut”, dhe shton se konferenca e parë ndërqeveritare gjegjësisht takimi i parë midis vendit aspirant dhe BE-së duhet të mbahet deri në fund të vitit 2019″.
Edhe pse parimisht draft-konkluzionet kanë parashikuar fjali të njëjtë edhe për Shqipërinë, ajo është hequr në versionin e fundit dhe nuk propozohet datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Tiranën, në vend të asaj numërohen disa kushte paraprake, para së gjithash në pjesën e gjyqësisë dhe luftës kundër korrupsionit.
BE diplomat, megjithatë, për Rojters-in thotë se miratimi i këtyre konkluzioneve do të varet nga Franca, ku vendimin personalisht do ta marrë Emanuel Makroni.
Teksti thekson se Holanda, vend tjetër me rezerva të mëdha ndaj zgjerimit, më shumë është e prirur ndaj Maqedonisë së Veriut sesa ndaj Shqipërisë.
Edhe pse është paraparë që vendimi të merret më 15 tetor në Luksemburg, nuk është përjashtuar që dosja t’u transferohet shefave të shteteve dhe qeverive kur Merkeli dhe Makroni do të tentojnë të arrijnë kompromis. Sipas Rojters-it dy opsione janë të mundshme, njëri është që të jepen kushte shtesë para se të fillojnë negociatat, tjetri është të ndahen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.