Marcos Rojo ka zbuluar detajet e atij dëmtimi të tmerrshëm në kokë, të pësuar gjatë disfatës së Manchester United me rezultaitn 2-1 në derbin ndaj Manchester City, të luajtur këtë të djelë. Mbrojtësi përplasi kokën me David Silva në pjesën e parë dhe u pa i mbuluar në gjak, për shkak të hemoragjisë në kokë. Rojo u pa të pjekohej në fushë, përpara se të ndalej në anësore, aty ku plaga e tij u pastrua dhe u trajtua. Futbollisti 27-vjeçar u fashua dhe u rikthye në fushë, por më pas u zëvendësua përfundimisht gjatë pushimit të ndeshjes, nga Victor Lindelof. Mrekullisht, Silva mbeti i padëmtuar nga ajo përplasje e fortë, madje vijoi takimin në nivele maksimale për të udhëhequr Manchester City drejt fitores, si dhe për të fituar çmimin “Futbollisti i Ndeshjes”.
Në vijim të përplasjes me kokë, Rojo publikoi një foto të plagës së tij me pamje të tmerrshme, e cila ishte qepur në dy vende. “Ai është një djalë trim. Nuk e di, të shohim nëse mund të jetë gati për ndeshjen, por nëse ai nuk është gati, atëherë ne kemi alternative të tjera për të aktivizuar. Phil Jones ishte në pankinë që në fundjave. Tashmë e ka kaluar dëmtimin dhe shpresojmë të qëndrojë në formë për pjesën e mbetur të ndeshjeve”, deklaroi trajneri i Manchester United, Jose Mourinho.