Madrid, 17 janar – Roja bregdetare spanjolle gjatë natës shpëtoi mbi 30 emigrantë në afërsi të Ishujve Kanare, të cilët pohonin se në rrugën e tyre të pasigurt përmes detit ka pësuar një fëmijë nëntëvjeçar.
Shpëtimtarët kumtuan se anija e vogël ishte vërejtur natën e kaluar rreth 160 kilometra në jug të ishullit Gran Kanaria.
Në barkë ka pasur 11 burra, 20 gra dhe tre fëmijë, transmetuan mediumet amerikane.
Emigrantët e mbijetuar pohuan se djaloshi nëntëvjeçar ka vdekur gjatë udhëtimit dhe se trupin e tij e kanë gjuajtur në det.
Gjatë vitit 2020, në Ishujt Kanare kanë arritur rreth 23.000 emigrantë. ab/