Roja bregdetare greke konfiskoi marihuanë me vlerë 15 milionë euro dhe arrestoi pesë persona

Athinë, 4 mars  – Roja bregdetare greke sot kumtoi se pas operacionit treditor, u arrestua kapiteni i anijes dhe katër anëtarë të ekuipazhit, pasi janë zbuluar dhe konfiskuar rreth 1,3 tonë kanabis të përpunuar.

Marihuana u zbulua në një anije për peshkim, që ka lundruar me flamurin e një shteti të huaj. Anija është nisur nga Siria drejt një porti evropian, por u takua në afërsi të ishullit Kretë.

Në operacionin kanë marrë pjesë katër anije patrulluese të rojes bregdetare greke dhe dy aeroplanë, prej të cilëve një i agjencisë kufitare evropiane FRONTEKS. Aeroplani i FRONTEKS-it e ka vërejtur anijen e dyshimtë në rreth 60 milja nautike në juglindje të Kretës.

Dogana franceze paraprakisht i ka njoftuar autoritetet greke se një anije e dyshimtë po lundron drejt pjesës juglindore të Kretës.

Anija ka tentuar të ikë, por pa sukses, e pastaj në portin Larapetra është kryer bastisje, me ç’rast u zbulua kanabisi me vlerë rreth 15 milionë euro.

Mediat greke dje lajmëruan se roja bregdetare në jug të Kretës ka takuar një anije të huaj, e cila ka transportuar dy tonë marihuanë. Supozohet se anija është nisur nga Qiproja, ndërsa destinacioni i fundit ka qenë Spanja.