Algjir, 17 tetor – Roja bregdetare algjeriane dje shpëtoi 13 emigrantë ilegal nga një anije e fundosur dhe nxori katër trupa të pajetë, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Algjerisë.
Në kumtesë nuk ceket nacionaliteti i viktimave, por më shpesh bëhet fjalë për algjerianë të cilët kanë tentuar që përmes Detit Mesdhe të arrijnë në Evropë.
Sipas të dhënave të Ministrisë algjeriane të Mbrojtjes, prej fillimit të vitit 4.704 emigrantë janë hasur, prej të cilëve gjysma gjatë shtatorit.
Në vitin 2020 roja bregdetare algjeriane hasi në mbi 8.000 emigrantë.