Hagë, 23 janar – Gjykata evropiane për drejtësi sot do të vendosë për kërkesën e Gambijas të sillen masa urgjente në Mjanmar për mbrojtje të rohinjëve nga dhuna.
Gambija në dhjetor ngriti proces para gjykatës së KB-së i cili dënon në kontest midis shteteve, duke e akuzuar Mjanmarin për gjenocid kundër rohinjëve, me cka shkelet konventa e vitit 1948.
Gjykimi që duhej të sillet sot ka të bëjë me kërkesën e Gambisë për sjellje të masave urgjente dhe nuk do të caktojë vendim përfundimtar për të cilin ndoshta do të nevojiten edhe shumë vjet.
Gambija kërkoi seri të masave mbrojtëse, duke e përfshirë edhe ndalimin urgjent të dhunës. Vendi kërkoi nga gjykatësit t’i urdhërojnë Mjanmarit t’u sigurojë qasje trupave të KB-së të cilët i hulumtojnë krimet kundër rohinjëve.
Pas intervenimit ushtarak në vitin 2017 nga Mjanmari në Bangladeshin fqinj ikën më shumë se 730.000 rohinjë. Hetimi i KB-së përfundoi se intervenimi ushtarak ka pasur “qëllime të gjenocidit”.