Teheran, 17 prill – Presidenti i Iranit, Hasan Rohani ,sot deklaroi se SHBA duhet t’i pezullojë sanksionet kundër Iranit për shkak të përmbytjeve të mëparshme që e goditën vendin, me ç’rast humbën jetën dhjetëra persona, përcjellë KOHA.
Ai shtoi se Shtëpia e bardhë është “johumane” sepse refuzon të lejojë ndihmë në para për organizatën iraniane të Gjysmëhënës së kuqe.
Nga mesi i marsit pjesët veriore dhe perëndimore të Iranit janë goditur nga përmbytjet, me ç’rast humbën dhjetëra njerëz dhe shkaktuan dëm të madh material. (koha.mk)