Teheran, 16 janar – Irani tani pasuron më shumë uranium sesa që këtë e ka bërë para nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore me forcat botërore në vitin 2015, deklaroi sot presidenti Hasan Rohani në fjalimin televiziv para kombit.
“Është përforcuar presioni ndaj Iranit, por ne vazhdojmë të avancojemi. Pasurojmë më shumë uranium sesa para nënshkrimin të marrëveshjes”, tha Rohani.
Irani filloi gradualisht ta ulë respektimin e dispozitave nga marrëveshja bërthamore pasi që presidenti amerikan Donald Tramp në maj të vitit 2018 në mënyrë unilaterale e tërhoqi SHBA-në nga ai dhe menjëherë vendosi sanksione të reja kundër Teheranit.