Teheran, 18 qershor – Presidenti i Iranit, Hasan Rohani sot deklaroi se vendi i tij nuk do të bëjë luftë kundër asnjë shteti.
Deklarata e tij vijoi një ditë pasi SHBA-ja publikoi se janë duke sistemuar numër shtesë të ushtarëve dhe pajisjes ushtarake në Gjirin Persik.
“Irani nuk do të bëjë luftë kundër asnjë vendi. Ata të cilëve iu kundërshtohemi janë një grup politikanësh pa përvojë të posaçme. Edhe krahas të gjitha përpjekjeve të amerikanëve në rajon dhe dëshirës së tyre që t’i ndërpresin lidhjet tona me botën, dëshira e tyre që ta mbajnë Iranin të izoluar, ata nuk ia arritën qëllimit”, tha Rohani në fjalimin e tij drejtuar kombit.
Pentagoni mbrëmë publikoi se dërgon disa mijë ushtarë dhe pajisje ushtarake në Lindjen e Afërt si përgjigje të “kërcënimit” nga Irani.
“Lejova dërgimin e rreth një mijë ushtarëve për qëllime mbrojtëse në lidhje me kërcënime nga ajri, deti dhe toka në Lindjen e Afërt”, deklaroi Patrik Shanahan, ushtrues i detyrës ministër i Mbrojtjes së SHBA-së.
Sipas tij, Uashingtoni nuk shkon në konflikt me Iranin. Masa është në favor të sigurisë së shërbimeve ekzistuese ushtarake dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të SHBA-së në rajon.
Tensionet dhe druarjet e nga përleshje eventuale mes SHBA-së dhe Iranit u intensifikuan pasi më 13 qershor në Gjirin e Omanit ndodhën shpërthime në dy tankerë të naftës, japonez dhe norvegjez. SHBA-ja për sulmet e akuzoi Iranin, ndërsa Teherani përgënjeshtroi involvim eventual në incidentin.