Teheran, 24 korrik – Irani është i gatshëm për negociata të drejta, por jo edhe për kapitullim, deklaroi presidenti iranian Hasan Rohani.
Ai nuk saktësoi se çfarë programi ka parasysh, por me siguri bëhet fjalë për negociata të mundshme me Uashingtonin”, raportuan mediat amerikane.
Vjet presidenti i SHBA-së Donald Tramp u tërhoq nga Marrëveshja bërthamore nga viti 2015, por theksoi se është i gatshëm që të negociojë me Iranin.
“Derisa unë jam në krye të pushtetit ekzekutiv në vend, ne jemi tërësisht të përgatitur për negociata ligjërisht të drejta dhe të ndershme për zgjidhjen e problemit”, thuhet në deklaratën e Rohanit të publikuar në sajtin e tij.
Por në të njëjtën kohë, paralajmëroi Rohani “ne nuk jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë për kapitullim nën maskën e negociatave.
Ai e akuzoi Arabinë Saudite dhe Izraelin se ka tentuar që të pengojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare për programin bërthamor të Iranit.