Teheran, 2 qershor – Presidenti iranian Hasan Rohani paralajmëroi se Irani mund të jetë i gatshëm për negociata për marrëveshjen bërthamore nëse SHBA-ja tregon respekt dhe gatishmëri që të veprojnë në pajtueshmëri me rregullat ndërkombëtare, por gjithashtu theksoi se Teherani nuk do t’i nënshtrohet presioneve që të fillojë negociata, informon agjencia Fars, përcjellë KOHA.
“Ne jemi për negociata, nëse pala tjetër ulet në tryezën e bisedimeve me respekt dhe nëse iu përmbahet rregullativave ndërkombëtare, e jo nëse na urdhëron që të negociojmë”, tha Rohani. (koha.mk)