Teheran, 6 gusht – Presidenti iranian Hasan Rohani ka deklaruar se Teherani i mbështet negociatat me Uashingtonin, por së pari duhet që SHBA t’i heq sanksionet që ia ka imponuar Republikës Islamike.
“Republika Islamike e Iranit i mbështet negociatat dhe nëse SHBA-të me të vërtetë dëshirojnë të flasin ata duhet t’i heqin të gjitha sanksionet”, ka deklaruar Rohani për televizionin iranian.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë forcuar pasi vitin e kaluar SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që për qëllim kishte kufizimin e aktiviteteve bërthamore iraniane.
Para do kohë, Irani ka pranuar se i ka shkelur kufizimet e prodhimit të uraniumit të pasuruar që përdoret për karburant për reaktorë, por poashtu përdoret edhe për bombë bërthamore.