Teheran, 20 janar – Presidenti iranian Hasan Rohani i bëri thirrje sot presidentit të spozgjedhur amerikan Xho Bajden që të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe të heqë sanksionet kundër Republikës Islamike të Iranit.
“Topi tani është në fushën amerikane. Nëse Uashingtoni kthehet në marrëveshjen bërthamore, ne gjithashtu do të respektojmë plotësisht detyrimet tona sipas marrëveshjes”, tha Rohani.
Ai gjithashtu u përqendrua edhe mandatin presidencial të Donald Trampit.
“Karriera e Trampit përfundoi sot dhe politika e tij e presionit maksimal mbi Iranin ka dështuar plotësisht,” shtoi Rohani.