Rodrygo është vlerësuar si më i miri i javës në Champions League. Talenti 18-vjeçar i Real Madridit, Rodrygo Goes, ka shkëlqyer të mërkurën mbrëma, duke
realizuar het-trik në fitoren e ekipit të Zindanit 6-0 ndaj Galatasaray.
Ai theu disa rekorde, si lojtari më i ri që shënon dy gola të njëpasnjëshëm më së shpejti në histori dhe si lojtari i dytë me i ri që realizon het-trik, duke kaluar Rooneyn.
Në garë për më të mirin e javës ishin e Keylor Navas, Son i Tottenham dhe Achraf Hakimi, por Rodrygo i mahniti të gjithë në “Santiago Bernabeu” dhe është vlerësuar më i miri.