Tani çdo gjë është e kryer. Rikardo Rodriguez është një lojtar i Milanit, teksa para pak minutash ka mbërritur në aeroportin e Milanos teksa ditën e nesërme do të kryejë vizitat mjekësorë në Milanelo.
I shoqëruar nga menaxheri i tij, Xhanluka Di Domeniko, zviceriani nuk u ndal përpara gazetarëve për shumë kohë teksa foli shumë shkurt disa fjalë që u filmuan nga të pranishmit. Rodriguez u shpreh: “Jam shumë i lumtur që jam këtu tani. Forca Milan. Nuk kam folur ende me Montelën.”
Kjo është goditja e tretë e kuqezinje në merkato pas afrimeve të Muzakios dhe Kesie, por që duket se kinezët nuk do të ndalen me kaq teksa kanë një projekt serioz për të rikthyer Milanin e madh.