James Rodriguez i thotë lamtumirë “Bernabeu-t”. Të gjitha sinjalet të çojnë te largimi i kolumbianit në fund të sezonit, mënyra se si ai doli nga fusha pasi u zëvendësua vetëm sa vërteton më shumë faktin se numri 10 i Los Blancos i ka të dyja këmbët jashtë kryeqytetit spanjoll. Zidane i dha një vend titullari James në ndeshjen e ndaj Sevilla-s, por në fillimin e pjesës së dytë vendosi ta zëvendësonte me Casemiro. Kolumbiani pasi pa numrin e tij te tabela elektronike e arbitrit të katërt filloi rrugën e tij drejt stolin me kokën ulur. Deri në momentin që dëgjoi duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në “Bernabeu”, ai nuk kishte si të mos reagonte, dhe përgjigja e tij i ngjasonte shumë një lamtumire, në fytyrën e tij dukej se do të ishte hera e fundit që ai do të shkelte në barin e “Bernabeu-t” me fanellën e Real Madrid. Pasi ktheu duartrokitjet, ai u ul në stolin e rezervave. James i tha lamtumirë “Bernabeu-t”.