Edicioni kolumbian i ESPN-së ka shkruar në Twitter këtë pasdite se “James tani ka një klub të ri”, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
“Pasi kaloi nëpër Bayern Munich dhe nuk gjeti hapësirë as në Real Madrid, kolumbiani do t’i bashkohet Napolit si lojtar i huazuar”, sipas ESPN.
Ky lajm vjen menjëherë pasi Sky Sport Italia pohoi mbrëmë se Madridi është pajtuar ta lërë 27-vjeçarin të kalojë te Napoli në huazim, me opsion për t’u blerë në fund.
Napoli pritet t’ia paguajë Madridit 10 milionë për sezonin e parë të James dhe ta sigurojë të drejtën për ta blerë për rreth 30 apo 40 milionë euro.