Rock grupi suedez “Madman’s Choice” këndon “Xhamadani vija vija” në Rahovec

Grupi suedez i rockut ka kënduar shqip në festivalin e vjeljes së rrushit në Rahovec.

Bëhet fjalë për grupin “Madman’s Choice” , të cilët surprizuan publikun me këngën e njohur “Xhamadani vija vija”.

Sipas vokalistit të grupit, surpriza për publikun u përgatit si një shenjë mirënjohje për ftesën e dytë që grupi kishte marrë për të vizituar Kosovën.

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës së Rahovecit dhe trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të kësaj komune.

Gjithashtu, Hardh Fest ka për qëllim të ruajë traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarinë, verën dhe etnologjinë, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve, në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësi për promovimin e turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, rajon dhe mbarë botën.

Hardh Fest është festivali i vjeljes së rrushit që zhvillohet në Rahovec dhe është mbajtur për tre ditë rresht më 7,8 dhe 9 shtator.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com